mirësevini në

Alem Agà

Rikthimi i tradites dhe pasioni qe shoqeron kultivimin e produkteve jane vecorite qe e karakterizojne fermen Alem Aga. Ferma ka nisur punimet per rindertimin ne vitin 2015 nga trashgimtaret e saj ne zonen e Tragjasit te Vlores ne konaket e Alem Agait. Sot si para shume vitesh ferma vazhdon te jete nje pike referimi per banoret e zones dhe jo vetem.

“Alem Aga” nuk eshte me nje kujtim i larget. Jemi rikthyer me nje shije nostalgjie. Nepermjet perkushtimit dhe pasionit duke pasur kushtet dhe pozicionin e favorshem gjeografik kemi mundesine e kultivimit te shumllojshmerise se produkteve gjate periudhave te ndryshme te vitit. Jemi shume te lumtur qe ferma ka arritur te plotesoje pritshmerite e shume njerezve fale shijes cilesise dhe korrektesise duke i kthyer ata ne kliente te perhershem!

jemi krenarë t'ju prezantojmë

Vajin e Ullirit Eksta të Virgjër të cilësisë më të lartë

Krenaria jonë, një produkt i fermës tonë prej disa brezash, është pjesë e traditës tonë familjare. Pasioni per nje produkti si vaji i ullirit pas te cilit qendron nje pune e veshtire dhe e lodhshme manuale e ben ate te vecante per fermen Alem Aga. Në klimën tonë të butë mesdhetare pemët e ullirit gjejnë kushte ideale të jetesës: mbi te gjitha dritën e gjatë dhe intensive dhe disa ditë të ftohta. Ndaj ne kemi vajin me te mire te mundshem.

Ulliri është një frut shumë i ndjeshëm, i cili nuk duhet të dëmtohet kur korret, përndryshe cilësia e vajit ndikohet nga oksidimi. Kështu që behet vjelja pa makina vibruese. Ullinjtë zgjidhen me dashuri dhe me kujdes nga punëtorët e fermes. Dhe sa i përket mullirit të naftës, ferma Alem Aga perdor presen e ftohtë në një sistem të vazhdueshëm dhe të mbyllur, i cili garanton pastërtinë absolute dhe minimizon oksidimin duke siguruar keshtu një vaj ulliri ekstra i virgjër te pasur me vitaminë E dhe polifenole, që përmban acide yndyrore monosakaride të dobishme për trupin. Paketimi i vajit te ullirit behet ne shishe qelqi per te siguruar nje produkt qe i reziston kohes duke preservuar vlerat mineralet vitaminat qe posedon vaji.

Provo ushqimin e vertete organik, ose sic e quanin gjysherit tane, USHQIM

Ferma jone ofron shumellojshmeri produktesh gjate stineve te ndryshme te vitit. Disa nga produktet më të pëlqyera të fermës janë: shalqiu, spinaqi, domatet, kastravecat, brokoli, koriandra, rigoni, sallata. Ndër më të rëndësishmet janë domatet, kastravecat, brokoli, spinaqi dhe mbi të gjitha, ullinjtë të cilët janë specialitet i zonës tonë me shije të jashtëzakonshme dhe cilësinë më të lartë.

Perkujdesja ndaj produkteve tona bimore eshte qellim kryesor i fermes Alem Aga. Si gjithmonë, ne konsiderojmë rritjen e perimeve tona në përputhje me kultivimin organik, domethënë, pa përdorur insekticide kimike sintetike por me metoda natyrale të mbrojtjes