mirësevini në fermën tonë

Sekreti i historisë së fermës së Alem Agait

Rikthimi i tradites dhe pasioni qe shoqeron kultivimin e produkteve jane vecorite qe e karakterizojne fermen Alem Aga. Ferma ka nisur punimet per rindertimin ne vitin 2015 nga trashgimtaret e saj qe fale eksperiences dhjetera vjecare ne gjithe Europen ne fushen e aktivitetit ushqimor dhe prodhimeve bimore dhe shtazore e pas shume vitesh rikthehet perseri ne zonen e Tragjasit te Vlores ne konaket e Alem Agait. Ferma eshte munduar ti plotesoj te gjitha kushtet qe te rimarre emrin dhe te behet pjese e tavolines se shqiptareve duke mos mbetur keshtu vetem nje kujtim per cilesine dhe traditen e kultivimit.

Sot si para shume vitesh ferma vazhdon te jete nje pike referimi per banoret e zones dhe jo vetem. Alem Aga nuk eshte me vetem nje kujtim i bukur, por është rikthyer me nje shije nostalgjie dhe per te siguruar vazhdimesine nepermjet perkushtimit dhe pasionit duke pasur kushtet dhe pozicionin e favorshem gjeografik per kultivimin e shumllojshmerise se produkteve gjate periudhave te ndryshme te vitit. Tashme ne sektorin e bujqesise dhe agrikultures ferma ka arritur nëpërmjet produkteve të mira dhe korrektësisë të lërë vizitorë të kënaqur, duke i kthyer ata ne kliente te perhershem.

Disa nga elementet qe sigurojne nje linje produktesh bimore sa me afer natyres jane: Lloji i tokes, uji i izvorit (i pasur me vlera te larta minerale ), pozicioni shume i favorshem gjeografik duke konsideruar nje sasi mjaftueshme te ekspozimit ndaj rrezeve diellore, klima e ngrohte dhe afersia me detin. Keto elemente e bejne kultivimin me te thjeshte dhe normalisht sigurojne nje cilesi shumë më te mire te produkteve.

Ferma siguron nje larmishmeri produktesh gjate periudhave te ndryshme te kultivimit. Disa nga produktet e mbjellura gjate periudhave te ndryshme dhe qe pelqehen masivisht nga klientet jane: shalqinj, spinaq, domate, kastravec, brokoli, ereza, borzilok, koriander, kopra, sallata, ulliri. Nder produktet e rendsishme te fermes jane domatja, kastraveci, brokoli, spinaqi dhe ullinjte nepermjet te cileve krijohet dhe vaji i ullirit me cilesi, shije dhe pelqyeshmeri shume te madhe.

Perkujdesja ndaj produkteve tona bimore eshte qellim kryesor i fermes Alem Aga. Si gjithmonë, ne konsiderojmë rritjen e perimeve tona në përputhje me kultivimin organik, domethënë, pa përdorur insekticide kimike sintetike por me metoda natyrale të mbrojtjes.

natyrë fantastike dhe produkte të shkëlqyera

Çfarë do të gjeni në fermën tonë?

kastraveci

eshte nje nga produktet bimore i pranishem ne fermen tone ne periudha te caktuara kultivimi. Disa nga vlerat ushqyese te kastravecit te paqëruar dhe te paperpunuar jane: Fibrat, Folate, vitaminat C, B1, B2, B3, B5, Magnez, Zink, Silic, Mangan. Nje produkt qe rritet ne temperatura te ngrohta duke e bere ate dhe nje nga perimet me te perdorura dhe kultivuara gjate periudhes verore. Klima e bute dhe shume e peshtatshme e qytetit te Vlores mundeson kultivimin ne kushte ideale te kastravecit i cili ka nevoje per ekspozim te mire ndaj diellit.

domatja

nje nga perimet e pranishme ne fermen tone gjate periudhave te ngrohta, domatja është një bimë me origjinë nga Peru, e kultivuar në Meksikë së pari nga Maya dhe më pas nga Atzekët. Domatja eshte burim i rëndësishëm vitaminash ,eshte stimuluese e punimit të stomakut dhe ka veti dizintoksikuese në saj të pranisë së squfurit brenda saj. Per te kultivuar kete produkte ne fermen tone ne mundohemi te kemi kujdes maksimal duke pergatitur mbeshtjet e duhura duke kryer krasitjet ne menyren e duhur dhe duke i ujitur gjithmone sipas nevojes.

brokoli

Kultivimi i brokolit eshte nje nga kulturat e tjera bimore qe i shtohet fermes tone. Ferma Alem Aga zbaton një përgatitje te mirë te tokës para se të behet mbjellja. Vlerat e ketij produkti jane: shërben si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve. Të cilat përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine dhe është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat. Mund ta gjeni në fermën tonë gjatë Pranverës dhe Verës.

vaji i ullirit

Keto jane disa nga produktet qe mund ti gjeni ne fermen tone gjate periudhave te ndryshme te vitit. Megjithatë, kemi edhe produkte të tjera të cilat nuk janë vendosur këtu. Shija natyrale na diferencon nga ajo që keni shijuar deri tani. Dhe se fundmi por jo me pak i rendsishmi produkti qe nuk i ndahet fermes tone dhe qe eshte gjithmone i pranishem eshte pikerisht vaji i ullirit . Pasioni per nje produkti si vaji i ullirit pas te cilit qendron nje pune e veshtire dhe e lodhshme manuale e ben ate te vecante per fermen Alem Aga.